Mbyllen ne barazim pa gola 45 minutat e pjeses se pare ne mes Partizanit dhe Vllaznise, ne ndeshjen qe po luhet aktualisht ne “Elbasan Arena”.

Nje pjese e pare e cila ka dhuruar nje loje shume te mire te shkodraneve te cilet madje kane patur edhe rastet me te mira per shenim, kryesisht me ane te Imerit.

5′ Pranë golit Vllaznia. Fantastike pritja e Alban Hoxhës, që i mohon golin e avantazhit shkodranëve, pas gjuajtjes së Krymit. Duartroket trajneri Brdariç.

7′ Sërish rrezikshëm Vllaznia me Demir Imerin që provon me një predhë në hyrje të zonës, por qe sërish Alban Hoxha, ai që me grushtimin e tij, i mohoi golin shkodranëve.

19′ Sërish pranë golit skuadra shkodrane. Vendimtare ndërhyrja e Bitrit që i heq një mundësi të artë shënimi sulmuesit Dilaver.

24′ Kundërpërgjigjet Partizani me Çinarin, që provoi me një gjuajtje të bukur brenda zonës, por vendimtare ndërhyrja e Gurishtës.

37′ Mundësi e mirë për Partizanin, Asani kroson në nga fualli, largon mbrojtja e Vllaznisë.

40′ Partizani i afrohet sërish golit, Corderio përfiton nga një gabim i mbrojtjs së Vllaznisë dhe gjuan, por pret portieri Zogovic.

PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Melo, Çinari. Trajner: Ilir Daja.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Isaevski, Imami, Imeri, Krymi, Marku, Jonuzi, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.

Gjyqtar: Eldorjan Hamit (Lezhë)