Vllaznia e ka mbyllur ne avantazh pjesen e pare te miqesores qe eshte duke luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Teutes, fale golit te shenuar nga Victor da Silva ne limitet e kesaj pjese. Nje 45 minutesh i cili ka patur raste me te mira shenimi per shkodranet dhe qe u konkretizuan vetem ne ’45.

Në minutën e 12-të është rasti i parë për Vllazninë. Fillimisht është Marku që me të majtën e tij vë në vështirësi portierin
durrsak dhe aksioni vazhdon teksa pas krosit të Imerit, Mandiangu shumë pranë portës gabon në gjuajtje duke ia dhuruar topin
portierit.

Në minutën e 22-të një kundërsulm i bukur i Vllaznisë, Imeri vepron shpejt nga e djathta, sheh të zbuluar në zonë Victor da Silvën por ai nuk arrin t’ia gjejë kohën topit duke humbur një mundësi të mirë shënimi.

Edhe ne minuten e 41-te ka qene Imeri qe pas nje aksioni shume te bukur, ka dale perballe portierit Celeski por gjuajtja e tij ka qene teresisht e gabuar dhe topi ka perfunduar disa metra mbi traverse.

Ne minuten e 45-te shkodranet fitojne nje goditje denimi nga e djathta. Imeri kroson ne zone dhe Victor da Silva kercen sakte me koke duke e derguar topin ne trekendesh. Pjesa e pare kesisoj mbyllet 1-0 per Vllaznine.


VLLAZNIA- TEUTA 1-0

Shenues; Victor da Silva ’45

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Mandiangu, Imeri, Dunga (Victor da Silva ’19). Tr: Th. Brdariç

Teuta: Celeski, Kouros, Arapi, Hoxha, Beqja, Aleksi, Karabeci, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Krasniqi. Tr: E. Martini

Arbitra: E. Hamiti (Lezhë), M. Dervishi, J. Podgorica (Shkodër)