Ne barazim pa gola eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Kastriotit qe po luhet ne keto momente ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Pavaresisht rasteve te krijuara dhe epersise me te madhe territoriale, kuqeblute nuk kane arritur dot te zhbllojne rezultatin ndaj krutaneve qe i kane kushtuar rendesi mbrojtjes dhe kane pare herepashere me ane te kundersulmit per te shfrytezuar aftesite e Da Silves.
’7 Aksion fantastik i Vllaznisë me Viktor Da Silvën, që kombinon mjaft bukur me Imerin dhe Avdijajn, e më pas godet fort me të djathtën nga afërsia e zones, teksa topi përplaset në shtyllën e majtë pingule.
15’ Ardit Hoxhaj lëviz mirë në krahun e djathtë dhe shërben në zonë për Avdijajn, që pasi kontrollon topin, godet fort me të djathtën, por Hidi shpëton Kastriotin nga një gol i sigurtë, duke grushtuar në korne.
38’ Kundërsulm i Kastriotit me Bardhin në krahun e djathtë, që shërben te Moraes dhe ky i fundit menjëherë jep një asist për Mehmetin në hyrje të zonës. Mesfushori godet fort me të majtën dhe topi shkon mbi traun e portës.
VLLAZNIA- KASTRIOTI 0-0
VLLAZNIA: Zogovic; Gurishta, Imami, Shehi, Isaevski; Jonuzi, Marku, Da Silva, Imeri, Hoxhaj, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdaric.
KASTRIOTI: Hidi; Deliaj, Çela, Shkalla, Prodani; Husein, Okebugu, Moraes; Devid, Bardhi, Rezi. Trajner: Ramadan Ndreu.