Vllaznia e ka mbyllur ne avantazh pjesen e pare te ndeshjes ndaj Apolonise qe eshte duke u luajtur ne keto momente ne Fier. Goli i Ardit Hoxhajt ne minuten e 40-te i ka dhene epersine 1-0 kuqebluve ne kete 45 minutesh.

10’ Tjetër mundësi e mirë për Apoloninë, që bën presion në këto minuta të para. Omeri pason bukur për Gjatën, i cili surprizohet nga një dalje e portierit Zogoviç, i cili largon rrezikun.

12’ Vjen reagimi i Vllaznisë, Kruja lëshon një gjuajtje të fortë nga e majta, krijohet iluzioni i golit, por topi shkon jashtë.

33’ Pranë golit Apolonia, me Rrepajn, i cili pas një krosimi të Mehmetit gjuan fortë me të majtën, por Zogoviç bën heroin duke bërë një pritje spektakolare.

40’ Kalojnë në avantazh shkodranët me Ardit Hoxhajn, i cili pas një krosimi të Gurishtës nga e djathta godet bukur me kokë, duke mposhtur portierin Harizaj.

APOLONIA- VLLAZNIA 0-1

Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Repaj, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Ejoh, Omeri, Gjata. Trajner: Bledar Borova

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Marku, Jonuzi, Kruja, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.