Luka Modric do të vazhdojë karrierën te Real Madrid, duke mbyllur në këtë mënyrë një nga çështjet kryesore në merkaton e kësaj vere.
“AS” dhe “Marca”, gazetat më të mëdha të Madridit, në faqet e tyre on-line kanë shkruar se presidenti Florentino Perez e ka bindur kroatin që qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht se dëshira e tij ishte të shkonte te Inter.
32-vjeçari do të firmosë kontratën e re me Real Madrid deri në qershor 2022 nga e cila do të marrë 10 milionë euro neto në sezon, dy milionë më shumë sesa merrte aktualisht.
Në këtë mënyrë Modric barazon pagën e Sergio Ramos duke u bërë futbollisti i dytë më i paguar në ekipin “Los Blancos”, vetëm pas Gareth Bale. Nesër pritet që të zyrtarizohet edhe firma e numri 10 mbi kontratën e re…/telesport/