Skënderbeu dhe Tirana kanë mbyllur në barazim ndeshjes mes tyre, luajtur në kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, përfundoi me rezultatin 0-0.

Një ndeshje me disa raste, por edhe episode që ndryshuan lojë. Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë që në minutë e 14’ ku Rabiu mori karton të kuq për shkak të një ndërhyrje ndaj Latifit.

Ndërsa në minutën e 30’ Liço nuk përfitoi nga 11-metërshi, pasi goditja e tij u prit nga Kozi. Pjesa e dytë ishte më e vakët me skuadrat që ishin në kërkim të golit, por nuk e gjetën dot.

Me këtë barazim Skënderbeu shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Tirana me 1 pikë më pak mban vendin e gjashtë.