Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë më datë 15 mars kupën në nderim të legjendës së çiklizmit shqiptar Agim Tafilit, të ndarë nga jeta një muaj e gjysëm më pare. Do jetë një etapë e vetme që do shoqërojë këtë garë dhe ajo do ketë itinerarin Tiranë- Shkodër. Në të do marrin të gjithë ekipet dhe sportistët e vendit. Organizimi I kësaj kupe, është një gjetje shumë e mirë e drejtuesve të kësaj Federate për të nderuar këtë kollos të çiklizmit që u nda nga jeta në moshën 52 vjeçare. Zakonisht në çdo vit, Federata ka organizuar kupën “Muriqi” në kujtim të disa pjestarëve të kësaj familje që nuk jetojnë më si Gani, Fuat dhe Fadil Muriqi të cilët I kanë dhënë shumë këtij sporti. Organizimi I rradhës me këtë kupë, me emrin e Agim Tafilit, pritet të shoqërohet edhe me ndonjë aktivitet tjetër nga pushteti lokal në Shkodër me qëllim nderimin edhe më shumë të kësaj figure, më e madhja e këtij sporti në Shkodër, pse jo edhe në Shqipëri.
www.shkodrasport.com