Pas pak ditësh, pikërisht me rastin e 92 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, do të zhvillohet edicioni i rradhës i “Maratonës” që mban emrin e këtij evenimenti historik.
Ky do të jetë viti i gjashtë që zhvillohet një maratonë e tillë, e iniciuar nga Bashkia Shkodër, Komuna Ulqin dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve. Edicioni i sivjetëm nisjen do ta ketë nga Shkodra pikërisht më datë 28 nëntor ora 10.00 në sheshin para Bashkisë dhe pas km vrapim, pjesmarrësit do të mbërrijnë në qendër të Ulqinit.
Pjesmarrës pritet të jenë jo vetëm shkodranë e ulqinakë por edhe nga rrethe të tjera të Shqipërisë apo dhe të huaj. Por ndërkohë, Bashkia Shkodër me idenë për ta popullarizuar edhe më shumë këtë aktivitet dhe për më tepër që zhvillohet në një datë të tillë historike, ka menduar që përveç pjesmarrësve që pretendojnë fitoren e kësaj Maratone, të ketë vrapime dhe për moshat e vogla.
Kështu, fëmijët e moshës 7-10 vjeç do të vrapojnë në distancën 1 km ndërsa ato të moshave 11-13 vjeç do të vrapojnë 3 km.
Me siguri që interesi do të jetë i madh për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë dhe për më tepër që zhvillohet në kuadrin e festimeve të Festës së Pavarësisë.
© shkodrasport.com