Me 4 shkodrane ne fushe, nga dy per secilin ekip, Bylis dhe Egnatia kanë barazuar 0-0 në “Adush Muça”. Për javën e pestë në Superligë, 90 minutat e zhvilluara në Ballsh nuk kanë prodhuar fitues, me skuadrat që kanë ndarë nga një pikë. Trumçi e Qardaku per vendasit dhe Sherri e Fangaj per miqte jane munduar per te bere me te miren per ekipet e tyre, por ne fund jane detyruar t’i gezohen pikes se marre.

Pas fitoreve në javën e kaluar, si Bylis dhe Egnatia kanë vijuar sërish të marrin pikë. Ndeshja ka qenë e luftuar dhe me raste, teksa përmendim tranversën e Mihanës në pjesën e parë për miqtë.

Pas javës së pestë, Bylis me tetë pikë ndan vendin e tretë me Tiranën dhe Erzenin, ndërsa me 7 pikë Egnatia pozicionohet e pesta.

Bylis-Egnatia 0-0

Gola: S’ka

Bylis (4-2-3-1): Teqja, Trumçi, Janku, Damchevski, Lorran, Qoshku (Sousa 61’), Maçolli, Lajthia (Ruçi 46’), Qardaku, Anthony (Atshimene 75’), Kaçorri (Esquerdinha 88’) (në dispozicion: Haremi, Skënderaj, Ndreu, Muçollari, Karakamisev, Abazaj) Tr: Arjan Bellaj

Egnatia (3-4-3): Sherri, Kacbufi, Malota, Atanda, Fangaj, Zejnullai (Mëllugja 90’+2), Medeiros (Agbekpornu 90’+2), Musta, Delarge, Mihana (Doukouo 59’), Camaj (Bambam 68’) (në dispozicion: Puja, Goxha, Hyseni, Levendi, Selita, Lila) Tr: Edlir Tetova

Arbitër: Florjan Lata

Kartonë të verdhë: Qoshku 26’, Atshimene 89’ / Zejnullai 45’, Musta 76’, Sherri 84’