Viti 2018 do të nisë ndryshe për boksin shqiptar. Federata Shqiptare e Boksit, në bashkëpunim me disa sponsorë ka menduar të hapë siparin e veprimtarive me një aktivitet- gala që do të zhvillohet më 8 shkurt në Tiranë. Një mbrëmje që pritet të jetë e veçantë nga mënyra e organizimit sepse nuk do jenë vetëm ndeshje boksi në ring por mbrëmja do të shoqërohet me spektakël. Gjithçka do të nisë në orën 19.00 të kësaj dite pikërisht në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik në kryeqytet.
Në plan janë për t’u zhvilluar gjithsej 7 ndeshje ku në secilën prej tyre do të jetë një shkodran. E para do të jetë një ndeshje demostrative e boksit për të rinj ku në ring do të jetë 15 vjeçari shkodran Leonard Ara. Më pas do të nisin garat e të rriturve ku boksierët e Vllaznisë do të jenë njëri pas tjetrit në garë me kundërshtarët, duke filluar nga Krenar Zeneli, Arjon Kajoshi, Bekim Vjerdha, Syrjan Marinaj e Albert Kapaj. “Qershia mbi tortë” e kësaj mbrëmje, siç ju kemi bërë të ditur, është ndeshja e boksit profesionist në mes shkodranit Jetmir Kuçi dhe një boksieri grek. Pak minuta më parë ka dalë edhe posteri zyrtar i këtij aktiviteti ku në qendër të tij shihet kampioni i botës Elis Guri që është edhe promotori i zhvillimit të këtij aktiviteti gjigand. Pjesmarres ne kete aktivitet perveç boksiere shkodrane dhe atyre te Tiranes, do te jene madje edhe kroate. Pikerisht, Kajoshi e Marinaj do te ndeshen me dy boksiere kroate.
© shkodrasport.com