Kompleksi sportiv “Zmijani”, në partneritet me Federaten Shqiptare të Futbollit, Bashkinë Shkodër dhe Qendrën e Informimit të BE Shkodër do të organizojnë një aktivitet shumë të bukur sportiv ditën e mërkurë. Pikërisht Konkursin Sportiv mes Shkollave të Mesme Shkodër të emërtuar “Gol – Europa” në kuadër të 9 majit ditës së Evropës. Ky aktivitet do të zhvillohet më 9 maj 2012 ora 17:00 në Rrugën “Idromeno”- Pedonale Shkodër. Konkursi do të zhvillohet në 4 disiplina- testime.Në fund të testimeve do shpallen edhe fituesit. Vendi i parë, lojtari fitues merr kupen dhe 50.000 Lekë të reja. Vendi i dytë fiton një komplet sportiv dhe një pale këpucë futbolli. Ky konkurs do të sponsorizohet nga Kompleksi Sportiv “ZMIJANI” dhe Banka “Societe General” nën Kujdesin e ish- futbollistit të Vllaznisë dhe të Kombetares Shqiptare z. Hysen ZMIJANI.

Cilët janë testime që do bëhen për pjesmarrësit në këtë eveniment sportiv?
Test 1: Ndalim i topit që hidhet nga larg brenda një rreze 10 x 10 metër, Një top ndalohet pa rënë në tokë 5 pikë. Nëse bjen një here në tokë 3 pikë.
Test 2: Xhonglime me top për rreth shatërvanit dhe kthim në një pike të caktuar pa rënë topi në tokë. Fiton 3 pikë Për çdo top që bie në tokë është -1 pikë
Test 3: Xhonglime me top dhe goditje direkte Brenda shatërvanit është 1 pikë, Topi do goditet dy herë (nëse topi prek token. Përsëri njihet si -1 pikë)
Test 4: Goditja e topit nga distance 30 metër Brenda portës. Ky ushtrim përsëritet 3 herë rradhazi. Çdo goditje është +1 pikë.
Çfarë është 9 maji?
9 maji 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shcuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.
Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.
Kjo ditë do të festohet edhe në Shkodër me këtë aktivitet Sportivo-Kulturorë ndaj ftohen qytetarët shkodranë që të jenë pjesmarrës në të.