Me levizjet e fundit ne merkato, afrimin e Hakajt, Mustedanagic e Sadrijaj, Vllaznia e ka rritur shume vleren e saj ne treg dhe jo me kot ajo tashme kryeson renditjen e ekipit me vleren me te shtrenjte.
Sipas “transfermarkt.de”, vlera aktuale e Vllaznise tashme ka shkuar ne 4.53 milione euro, duke lene ne vend te dyte Tiranen e cila vleresohet me 4.38 milione euro. Pas tyre nderkohe jane Teuta me vlere 4.10 milione euro, e me pas Kukesi, Laçi, Partizani e Dinamo.
Tek Vllaznia, lojtari me i shtrenjte vazhdon te jete i vleresuar mbrojtesi Mevlan Adili, vlera e te cilit ne transfermarkt eshte aktualisht 375 mije euro.
Pas tij jane tre futbolliste “made in Shkodra” qe vleresohen me te njejten shume, 350 mije euro secili dhe pikerisht Erdenis Gurishta, Ardit Krymi e Esin Hakaj.
Ne kete menyre, tashme pergjegjesia e Vllaznise eshte edhe me e madhe dhe ajo eshte e detyruar per te qene konkurruese ne sezonin e ri futbollistik qe starton me 11 shtator./SHKODRA-SPORT.COM/