Teuta do të luajë ndeshjen e radhës në Korçë, ku pas fitores së realizuar në “Niko Dovana” ndaj Vllaznisë, durrsakët kanë si synim tri pikët edhe në Korçë.
Por, në këtë sfidë delikate, me një skuadër si Skënderbeu, që bën surpriza në kampionat, trajneri Edi Martini do të bëj sërish pa dy lojtarë cilësorë.
Renato Arapin, një nga titullarët e rëndësishëm të mbrojtjes, që është provuar nga Martini por që duket se nuk ka dhënë garanci për ta nisur si titullarë në ndeshjen e radhës në Korçë.
Por, një shqetësim mjaft i madh është edhe mungesa e lojtarit të momentit në Durrës, Lorencio Vilës, sulmuesit më të mirë të durrsakëve këtë sezon, që ka realizuar katër gola. Vila ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë./Vipsport/