Ka zgjedhur një foto me fanellën e Vllaznisë, dhe sigurisht në momentin që me ekipin e saj ka shënuar gol, për të uruar Vllazninë dhe Shkodrën në këtë 100 vjetor të krijimit të klubit të Futbollit.
Megi Doçi, e përzgjedhur nga FSHF vitin e kaluar si futbollistja e vitit, por edhe golashënuesja më e mirë në botë me 84 gola vitin e kaluar, u uron të gjithë shkodranëve festën e ekipit të tyre të zemrës.
“100 vjet Vllaznia gezuar në veçanti të gjithë tifozave dhe qytetit të Shkodrës”, shkruan ajo në rrjetet sociale./newsport/