Regi Lushkja është një nga pikat e forta te skuadra e Laçit. Mesfushori fantazist ishte ai që shënoi golin e nderit në Belgjikë, në ndeshjen e kthimit për turin e tretë në Konferencë Ligë. Në një intervistë , Lushkja komenton paraqitjet e bardhezinjve në Europë, formën e tij personale, por gjithashtu flet për deklaratat e trajnerit Duro që e sheh si futbollist me kapacitet për të luajtur në Superligën e Belgjikës.
U eliminuat nga një klub i madh si Anderlehti. Si do ta përkufizoni aventurën europiane për ju personalisht dhe për Laçin?
Të themi të drejtën, Kupa Europiane këtë vit na kanë shkuar në mënyrë të shkëlqyer. Kemi bërë paraqitje dinjitoze, duke kaluar dy ture. Përballë kishim ekipe mjaft të forta, por ne bëmë historinë duke luajtur për herë të parë në turin e tretë në Europë.
Si është kontrata juaj me Laçin?
Kontrata ime me Laçin është deri në verën e vitit 2022.
Cili ekip shqiptar apo i huaj ju ka bërë ofertë së fundmi?
Ka pasur interesime nga disa ekipe, por synimi im është që të luaj jashtë vendit. Ju jeni një numër 10 tipik.
Cili lojtar ju frymëzon në futbollin botëror?
I ndjek të gjithë futbollistët, sidomos në rolin tim. Sa herë që i shoh, i studioj për stilin e lojës. Ish-lojtari që e kam si frymëzim, mund të them Kaka, ndërsa aktualisht është Mesut Ozil.