Vllaznia e femrave kete sezon beri mrekulline duke shkuar deri ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” ku u perball me emrat e medhenj te futbollit europian e boteror si Çelsi, Real Madrid e PSG.

Gjithçka sa i takon ketij suksesi nisi ne muajin gusht me golin e sulmueses Jehona Shala. Ajo shenoi te vetmin gol, ate te kualifikimit te Vllaznise ndaj sllovakeve te Spartak Myjava dhe me pas sukseset vazhduan. Jo me kot, “Shkodra Sport” ka vendosur sot te intervistoje pikerisht kete protagoniste, 21 vjeçaren nga Prizreni qe po ben mire te skuadra shkodrane duke kontribuar ne sukseset e deritanishme dhe sigurisht edhe ne ato qe do te vijne me pas.

– Jehona, si po e perjetoni kete eksperience te Vllaznia?

Duke e patur parasysh suksesin qe kemi arritur me kete klub, sigurisht qe ai le te kuptohet qe edhe nese do kisha dashur ta perjetoja ndryshe, nuk do kisha mundur me mire se kaq. Tani qe kaluan ndeshjet qe zhvilluan nga Çelsit, PSG e Real, e kuptoj shume me mire se sa lart jemi prej klubeve tjera shqiptare.

– Ne fakt gjithcka filloi ne turin e pare me ate golin tuaj ndaj Spartak Myjava apo jo?

Aty ishe pikenisja e ketij rrugetimi tone kaq te suksesshem. Deri tani mund te them me plot bindje qe ai eshte goli me i rendesishem i karrieres time.

– Por per fat te keq, ajo ndeshje solli edhe demtimin tuaj qe ju la per nje kohe te gjate jashte fushes. Ju erdhi keq per ate demtim?

Po, ishte nje demtim qe me ka lene nje kohe te gjate jashte fushes. Kuptohet qe ndihesh keq ne keto situata e sidomos kur e di qe ke ndeshje me rendesi per ekipin se pari e pastaj per karrieren tende. Ne anen tjeter isha edhe e lumtur qe shoqet e tjera te ekipit ishin te gatshme dhe ia dolen si gjithmone.

– Megjithate u rikthyet per te luajtur ne disa prej ndeshjeve te fazes se grupeve. Si ishte per ju si sulmuese te perballeshe me mbrojteset me te njohura te Europes?

Pata fatin qe te rikthehem dhe te luaj ne ndeshjet e fazes se grupeve te Liges se Kampioneve. Kuptohet qe ishte e veshtire per secilen prej nesh sepse kishim perballe kundershtare te pergatitura mire per grupe, por gjithsesi ishte nje ekperience shume e mire per te gjitha ne.


– Çelsi, PSG, Real, kujtime qe do ju mbesin gjate ne mendje besoj?

Po sigurisht ekipe te medha, ekipe me eksperience ne futboll. Besoje qe endrra e secilit eshte te jete pjese e tyre, jane kujtime te bukura, kujtime te cilat i kemi merituar t’i kemi.

– E kishte çuar ndonjehere ne mend Jehona se do te ishte ne fushe perballe ketyre emrave?

Kuptohet qe e kam menduar por jo kaq shpejt. Secila prej nesh i ka ato endrrat tona dhe si kjo enderr qe na eshte bere tashme realitet, shpresoj te na behen edhe tjerat me pune dhe perkushtim.

– Per t’u rikthyer tashme te kampionati shqiptar, sivjet keni shansin te jeni pjese e Vllaznise qe mund te festoje titullin e 10-te kampion rradhazi. Emocione edhe per kete?

Sigurisht emocione shume dhe eshte diçka e veçante te jem pjese e ketij rrugetimi 10 vjeçar.

– Çfare ka te vecante Vllaznia qe dominon mbi te tjeret ne futbollin shqiptar?

Mendoj qe e veçanta e Vllaznise eshte disiplina, puna e vazhdueshme dhe harmonia qe kemi brenda ne ekip.


– Çfare eshte emri Vllazni tashme per Jehona Shalen?

Emocion, dashni dhe krenari!


– Ju jeni nga Prizreni. Keni bere tifoze te Vllaznise edhe ne qytetin tuaj?

Per kete nuk e di ta them me siguri por jam i bindur qe ka. Ashtu siç mund te them me plot bindje se Vllaznia ka tifoze kudo neper bote dhe na e kane vertetuar edhe ne ndeshjet e grupeve kur na mbeshteten.


– Do te vazhdoje Jehona te jete gjate pjese e kesaj skuadre?

Po, kam nje kontrate afatgjate dhe do jem ketu per nje kohe te gjate.
Intervistoi: Gjergj KOLA