Të hënën do të shpallet lojtari më i mirë i Serie A gjatë sezonit 2018/2019. Një mbrëmje gala do të mbahet për këtë ceremoni, teksa mediat italiane kanë zbuluar fituesin. Corriere dello Sport raporton se çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të fundit do e fitojë Cristiano Ronaldo.
Portugezi e mbylli sezonin e parë në kampionatin italian me 21 gola të shënuar. Tre lojtarë ia dolën të shënojnë më shumë se ai. Fabio Quagliarella i Sampdorias u shpall golashënuesi më i mirë me 26 gola, i ndjekur nga Duvan Zapata me 23 gola dhe Krzysztof Piatek 22 gola.
Tjetër çmim në karrierën e lavdishme të sulmuesit të Juventusit, i cili pason Mauro Icardin. Sulmuesi argjentinas u shpall lojtari më i mirë i sezonit 2017/2018 pasi zhvilloi një sezon fantastik me Interin. /abcnews/