Nga Endri ÇINARI
Në merkaton e dimrit iu bashku kampionatit uzbek të futbollit pas 3 sezoneve në Superiore. Fjala është për Victor da Silva, ish-fantazisiti i Vllaznisë dhe Partizanit, ku me shkodranët dhe të kuqtë arriti të fitonte gjithçka në vendin tonë. Duke lënë shenjë me lojën dhe klasin e tij.
Dhe duket se braziliani ka vijuar me paraqitjet e tij fantastike edhe në Uzbekistanin e largët. Ku tashmë ai është pjesë e kampionëve në fuqi të vendit, Nasaf Qarshi. Në sezonin e ri të vitit 2024 është luajtur ditën e sotme java e parë në kampionatin e futbollit në Uzbekistan. Da Silva është shndërruar menjëherë në protagonist me skuadrën e tij.
Në një moment ku shifrat ishin të bllokuara në 0-0, 29-vjeçari u hodh në fushën e lojës në minutën e 53-të të ndeshjes. Nuk vonuan vetëm 10 minuta që braziliani të shpaloste repertorin e tij, ku në minutën e 63-të dha asistin për shifrat momentale 1-0. Por spektakli i Da Silvas nuk ndalet me kaq.
Kjo pasi në minutën e 77-të, ai sërish do dhuronte një asist për shokët e tij të skuadrës. Për shifrat finale 2-0 dhe fitoren e parë në kampionat për ekipin e Nasaf. Da Silva u cilësua si më i miri i ndeshjes, ku nga hyrja e tij në fushë arriti ti dhuronte pikët e plota skuadrës kampione të Uzbekistanit.