Vite më parë, ekipet shqiptare ishin të detyruara t’i humbnin në tavolinë ndeshjet ndaj ekipeve të Bashkimit Sovjetik nëse shorti do t’i përballte me to në Kupat e Europës. Arsyeja ishte prishja e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve. I ka ndodhur kështu edhe Vllaznisë e cila në vitin 1972.
Ajo ndonëse u shpall kampione e Shqipërisë nuk mori pjesë në Ligën e Kampioneve ngaqë shorti e përballi me një ekipi sovjetik. I ka ndodhur edhe mundësit Eljaz Guri që duhej të humbte në një Kampionat Europian në mënyrë që në turin tjetër të mos ndeshej me një sovjetik. Por këto histori nuk kanë ndodhur vetëm në Shqipëri. Ajo është prezente sot edhe në një vend tjetër. Një mundës iranian ka akuzuar sot drejtuesit e tij, se është detyruar që të humbasë sfidën me një rival rus, në mënyrë që në raundin tjetër të mos duelonte me rivalin nga Izraeli, i cili ishte kualifikuar më parë. Por, pavarësisht kësaj humbje, mundësi nga Irani është ripeshkuar nga organizatorët dhe është përballur, çuditërisht, me mundësin nga Izraeli që i donte të evitonte. Dhe, ashtu sikurse pritej, mundësi nga Izraeli e “fitoi” këtë sfidë për “dëmtim” të rivalit iranian, që u tërhoq pas urdhërit. Ai që ka ngritur zërin se është mundësi nga Irani, Alireza Mohammad Karimimachiani, medalje bronzi në botërorin 2015 në peshën 86kg.
Ai u shpreh: “Një minutë para se të niste sfida ime në Botërorin U-23 (zhvilluar në Poloni) ndaj rivalit rus, më thanë se duhej të humbisja për të mos u përballur me mundësin izraelit”. Mundësi rus, që mendonte se do ta humbiste atë ndeshje, i erdhi një dhuratë nga Zoti, madje në fund fitoi medaljen e artë në këtë kategori. “Për një moment mendova se Botërori im përfundoi këtu, por fitova ndaj iranianit, që ishte rivali më i fortë”, tha mundësi rus Alikhan Zhabrailov. Siç dihet, mundësi iranianë nuk duelojnë ndaj atyre izraelitë dhe për këtë veprim shpërblehen nga qeveria e vendit të tyre, siç ndodhi edhe në këtë rast, kur Ministria e Sportit të Iranit e ka vlerësuar gjestin e mundësit të saj.
© shkodrasport.com