Humbja 0-4 ndaj kazakistanasve të Astanës sikur ua ka “ulur vlerën” këtyre futbollistëve. Emrat e të cilëve në fakt ka 2-3 vjet që janë bërë të njohur për mbarë opinionin sportiv shkodran e më gjerë. Ka ndodhur kështu prej rezultateve që ato kanë arritur por edhe reklamës që u kanë bërë drejtuesit e Akademisë.

Duke filluar nga portieri Qarri, për të vazhduar me mbrojtësit Rahova, Lekaj, Repaj, Shimaj e Smajli apo me mesfushorët Lisaj, Hoxha, Qardaku, Mehja e Asllani, duke mos lënë kurrsesi pa përmendur edhe sulmuesit Ndreca e Palushani. Pyetja që shtrohet nga të gjithë është:

Sa vlejnë realisht këta futbollistë? Kësaj pyetje askush nuk mund t’i kthejë përgjigje ashtu si duhet. Ndaj lojtarëve të Astanës treguan se janë poshtë tyre, sidomos në aspektin tekniko- taktik.

Por ndoshta ata nuk duhen matur me të huajt për vetë kushtet ku stërviten këtu dhe shumë faktorëve të tjerë. Futbollistët e ekipit Vllaznia U19 është e mira të maten me kolegët e tyre të ekipeve shqiptare dhe nëse bëhet një gjë e tillë, ata sërish janë superiorë.
www.shkodrasport.com