Zhoze Murinjo shquhet për komentet e tij që shpesh herë ngjallin polemika. Një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme.

Tashmë në rolin e opinionistit në “Sky Sports”, portugezi nuk i kurseu ironitë, teksa la të kuptohej se më të lehtë e ka për ta fituar titullin skuadra B e Mançester Siti se Junajtid. I pyetur se cilat janë 4 skuadra favorite për të fituar këtë sezon Premier Ligën, Murinjo u shpreh:

“Katër ekipe mund të fitojnë titullin: Mançester Siti, Totenhem, Liverpul dhe Mançester Siti B. Nuk shoh gjithashtu që Arsenali t’i rezistojë një gare titulli. Sezoni i kaluar ishte fenomenal, por mendoj se Totenhemi duhet të bashkohet “qyetatarëve” dhe të kuqve”, u shpreh portugezi.