Kur u duk se gjithçka po shkonte keq te Vllaznia ne pragndeshjen me Egnatian, me ne fund vjen nje lajm i mire. Mbrojtesi Fallou Diagne mund te jete i gatshem per ndeshjen e se shtunes.

Senegalezi shtatelarte nuk ishte stervitur me ekipin diten e marte sepse shfaqi disa probleme muskulare dhe krijoi paniku tek stafi teknik, megjithate ata nuk u nguten per te dale ne nje konkluzion perfundimtar.

Dhe kjo pa patur efektin e vet. Diagne nuk ka patur diçka serioze dhe per kete arsye, diten e sotme ka dale ne stervitje duke e zhvilluar te plote seancen, megjithate ka qene vazhdimisht nen vezhgimin e stafit mjekesor.

Per momentin duket se nuk ka ndonje problem dhe si rrjedhoje nese gjerat shkojne keshtu deri te premten, ai do te jete ne fushe ne ndeshjen kunder Egnatias.

Pavaresisht ketij fakti, te sigurte qe mungojne ne kete sfide jane plot 5 futbolliste dhe pikerisht Aralica per arsye kartonash si dhe Gurishta, Jonuzi, Latifi dhe Da Silva per demtime te ndryshme./SHKODRA-SPORT.COM/