Trajneri Ernest Gjoka ka marrë një lajm mjaft të mirë para ndeshjes me Partizanin. Mesfushori me tipare të avancuara, Erald Çinari, do të jetë i gatshëm për Vllazninë që nga minuta e parë për ndeshjen e së premtes. 21-vjeçari shqetësoi në stërvitjen e së hënës duke lënë në mes përgatitjet, ndërsa ditën e djeshme është stërvitur me grupin e skuadrës duke marrë ngarkesë. Çinari do të vijojë me terapitë, por e rëndësishme është se do të jetë në fushë kundër skuadrës kryeqytetase që e kërkon me ngulm në merkaton e janarit. Pas rikuperimit te Çinarit, mbetet per t’u pare edhe situata e dy futbollisteve te tjere si Tafili e Marku duke shpresuar qe edhe ata te jene te gatshem per kete ndeshje.
© shkodrasport.com