Taulant Seferi është kthyer te goli pas shumë kohë mungese.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në takimin mes Vorsklas dhe Chornomerts, e mbyllur në shifrat 2-1.

Në minutën e 88 të takimit, një krosim do të hidhej në zonë nga Toli.

Seferi ka goditur drejt portës dhe me pak fat, teksa topi u devijua nga kundërshtarët, sfera do të përfundonte në rrjetë.

Kështu Vorskla do të gjente golin e dytë për të marrë tre pikët në ndeshjen e kampionatit.