Vllaznia e femrave ka zhvilluar sot ndeshjen e rradhës teksa ka luajtur në kryeqytet ndaj ekipit Term ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e thellë 7-1. Fitorja e vajzave kuqeblu nuk është vënë asnjëherë në dyshim megjithatë në kampin shkodran janë parë shumë të shqetësuar pas kësaj ndeshje.

Arsyeja është pësimit i të parin gol në këtë kampionat. Madje jo vetëm kaq sepse ata kishin plot 2226 minuta që nuk pësonin, pra prej 25 ndeshjesh. Ndodhi sot nga një pakujdesi e vogël dhe kjo ka sjell jo pak shqetësim. Ndeshja ka filluar mirë për Vllazninë që ka kaluar në avantazh në minutën e tretë me anë të Paviçeviç por pesë minuta më vonë Popa do barazonte rezultatin.

Vetëm kaq sepse ekipi kuqeblu do “zemërohej” dhe do shënonte edhe gjashtë gola të tjerë. Tre mbajnë firmën e Megi Doçit, dy të Luçie Gjinit dhe një i Esmeralda Franjes.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia femra në kuotën e 21 pikëve pas 7 ndeshjesh kryeson renditjen bashkë me Tirana AS dhe Kinostudion. Me këto dy ekipe, ende nuk është ndeshur dhe në javët e ardhshme shumë gjëra do të ndryshojnë derisa ekipi kuqeblu të udhëheq i vetëm renditjen.
© shkodrasport.com