Nga Endri ÇINARI
Vllaznia do presë ditën e sotme në orën 19:00 ekipin e Erzenit. Kjo ndeshje në kuadër të javës së 29-të të Superiores. Shkodranët duan të rikthehen tek fitoret para publikut të tyre pas humbjes në javën e fundit kundër Kukësit në shifrat 2-0. Por nga ana tjetër edhe shijakasit kërkojnë pikë për mbijetesën në Superiore.
Kujtimet nuk janë aq të bukura për Erzenin nga ndeshja e fundit në Shkodër, ku u mposhtën 6-1 në kuadër të kupës së Shqipërisë. Por historia patjetër ndryshon në kampionat dhe trajneri Deliallisi duket se ka përgatitur edhe formacionin që do zbresë sot në fushë në “Loro Boriçi”. Kështu nga porta pritet ta nisë i zakonshmi, Hasanbelli.
Në qendrën e mbrojtjes priten të rreshtohen dyshja Sadiki dhe Atanda. Ku Asani në të majtë dhe Osmanllari në të djathtë do kompletojnë repartin. Në mesfushë dyshja Alba dhe Kahrimanovic duken të sigurtë e ndërsa krah tyre do jetë edhe Alba. Në krahët e sulmit Mihana është një nga pikat e forta të formacionit shijakas. E ndërsa po ashtu një vend titullari pritet edhe për Maliqin.
Në majën e sulmit duket se do ketë balotazh mes Bnou dhe Zekes. Me sulmuesi maroken disi të avantazhuar ndaj ish-lojtarit të Skënderbeut. Dueli pritet interesant sot në Shkodër, ku edhe interesi i tifozëve duket se nuk do mungojë në shkallët e stadiumit./www.shkodrasport.com/