Ish-sulmuesi i La Liga-s, Guayre Betancor tani ka zbuluar se Barcelona u përpoq ta tundonte atë me “para nën tavolinë” në fillimin e karrierës së tij.
Ai tregoi se si klubi katalanas iu afrua dy herë: një herë duke i ofruar një shumë parash nën tavolinë.
Duke folur në një intervistë, Betancor tha përmes Forbes:
“Isha dy herë në prag të nënshkrimit për Barcelona-n. Kur isha 20 vjeç, kur luaja te Las Palmas, mora një avion dhe shkova në Barcelonë pa e ditur askush, vetëm menaxheri im e dinte”.
Në atë kohë, Betancor shihej si një talent premtues dhe drejtori i atëhershëm sportiv i Blaugranave, Carles Rexach, ishte i interesuar për nënshkrimin e tij:
“Shkova për drekë me Carles Rexach, i cili ishte drejtori sportiv te Barcelona, dhe ai më tha ‘Do të të japim para nën tavolinë, ti je nga një familje modeste’.
“Ata më thanë të qëndroja në stërvitjen me Las Palmas dhe ‘pastaj do të japim para nën tavolinë’. Pikërisht kështu. Dhe kjo ishte hera e parë, u befasova”.
Në fund, Betancor nuk u zhvendos në Camp Nou. Klauzola e tij e lirimit prej 6 milionë eurosh u aktivizua nga Villarreali në vitin 2001 dhe ai kaloi pesë sezone me Nëndetësen e Verdhë.
Ai gjithashtu luajti për Celta-n, Numancia-n, Las Palmas dhe Lugo para se të tërhiqej në 2013-ën.