Në orën 18:00 në “Zimbru Stadium” do të përplasin “brirët” Moldavia dhe Shqipëria, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë të cilëve iu duhet 1 pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin në Gjermani.

Tifozët kuqezi do të jenë si çdo herë edhe në këtë transfertë për të mbështetur djemtë tanë. Tifozgrupi më i madh i mbështetësve të kombëtares kanë bërë një njoftim në rrjetet sociale, ku zbulojnë axhendën e tyre.

“Të dashur anëtarë,

Vendtakimi i sotëm përpara ndeshjes Moldavi – Shqipëri në Chişinău do të jetë pranë restorant “Salat” në adresën:

Dacia Blvd 36, Chişinău, Moldova

Ne do të jemi aty që nga ora 15:00 për të bërë shpërndarjen e biletave.

Përjetësisht me ty Shqipëri!”, kanë shkruar tifozët kuqezi.