Fansat janë të bindur se Kylian Mbappe ka nisur rivalitetin e ardhshëm të madh të futbollit pas reagimit të tij ndaj Erling Haaland duke marrë një çmim.Ylli francez u mund nga norvegjezi për trofeun Gerd Muller i cili u prezantua gjatë ceremonisë së Topit të Artë në Paris.

Sulmuesi 24 vjeçar humbi çmimin e paralajmëruar pas debutimit fantastik të Haaland për Manchester Cityn.Sulmuesi shënoi 56 gola të jashtëzakonshëm për klubin dhe kombëtaren sezonin e kaluar që e panë atë të kalonte çdo sulmues në Evropë, përfshirë Mbappen.

Mbappe kishte vetëm dy gola më pak se ish-lojtari i Borussia Dortmundit pasi ai gjithashtu shijoi një sezon mbresëlënës me PSG-në dhe Francën.

Megjithatë, ndërsa23 vjeçari u ngjit për të marrë çmimin e tij nga Gary Lineker, francezi dukej më pak se i impresionuar pasi i dha rivalit të tij një duartrokitje të zbehtë.

Tifozët e panë momentin në rrjetet sociale teksa pohuan se rivaliteti i radhës i madh në futboll është këtu.Një fans ka postuar: “Duke lëvizur sikur ishte i detyruar të duartrokiste”.I dyti komentoi: “Rivaliteti tashmë ka filluar. Vitet e ardhshme do të jenë të vlefshme”.

Ndërsa i treti tha: “Është gati të jetë një duel i ngjashëm si Ronaldo-Messi. Atje është edhe Bellingham. Mbappe duhet të largohet nga PSG nëse e dëshiron vërtet atë çmim”. /Telegrafi/