Juventusi duket ndryshe nga ai një viti më parë, kur në krye të ekipit ishte Masimiliano Alegri.sarri
Ardhja e Sarrit te bardhezinjtë e ka ndryshuar totalisht lojën e tyre, teksa diçka të tillë e pranon edhe mbrojtësi Leonardo Bonuçi.
Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur se me Sarrin ka qenë një ndryshim total, duke shtuar më pas se kalimi te Milani e rriti atë si njeri.
“Ne duhet të përshtatemi me ndryshimin, në të kundërt jemi të humbur. Kjo ishte ajo që ndodhi me ardhjen e Sarrit, ishte një ndryshim total. Unë jam kritik ndaj vetes sime, kur bëj një gabim në fushë e kuptoj atë menjëherë.leonardo bonuci
Pikërisht kjo iu bën të përmirësoheni në lojë. Vendimi për të shkuar te Milani më ka bërë të rritem më shumë si njeri, por te Juventusi mund të jap maksimumin tim. Këtu mund të jap 100% tim.”, u shpreh Bonuçi./panorama-sport/