Kristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë, që ka kaluar ndonjëherë nga futbolli. Nuk është një mendim subjektiv apo një ide e analistëve, por është një fakt që vërtetohet shumë mirë me arritjet personale dhe ato në grup.
Ylli i Juventusit ka dhënë një intervistë për “La Republica”, ku ka folur për vështirësitë e të qenit një futbollit dhe presionet e hasura ndër vite.
Vështirësitë? “Unë nuk besoj se njerëzit mendojnë se unë jam një robot, por ata më shohin si një të tillë. Ata mendojnë se unë nuk kam probleme dhe nuk mund të jem kurrë i shqetësuar.
Njerzëit e identifikojnë lumturinë me paratë. ‘Si mund të jetë i trishtuar apo të këtë kriza një milioner’, thonë njerëzit. Por duhet të kuptoni që nuk është kështu, pasi ka situata të caktuar që nuk kuptohen dot”.
Presioni? “Të gjithë janë duke pritur që unë të dështojë në një ndeshje vendimtare dhe të më ndëshkojnë. Por është pjesë e jetës dhe une përgatitem prej shumë vitesh.
Unë jam mësuar tashmë me presionin, që në një moshë të re. Kur shkova në Madrid, unë isha lojtari më i shtrenjtë në histori. Fitova “Topin e Artë”që në moshën 23-vjeçare dhe njerëzit mendonin se unë kisha arritur maksimumin. Në 10-12 vitet e fundit kam pasur këtë preion shtesë që me ka ndihmuar”.
Futbolli? “E shoh si një mision këtë sport. Të marrë terren, të fitojë, të përmirësojë. Janë disa momente që gabon në një driblim dhe nuk “jeton” më. Njerëzit thonë “Ka mbaruar shkoj 34, 35, 36 vjeç dhe tani duhet të ndalojë”.
Juventusi? “Gjëja e parë që bëjë është të jem vetvetja kudo që shkojë. Kjo është etika ime e punës. Drejtuesit më panë që nuk isha një shitës cigaresh dhe u përshtata menjëherë me ekipin”.