Stephane Bahoken është kthyer në një nga idhujt e ri të internetit.

Sulmuesi i Strasbourg ka ndryshuar imazhin në profilin e tij në Tëitter, por nuk mendonte se do të kthehej në personazhin e momentit.

Bahoken ka publikuar një imazh që e shikon atë në këmbë, me një shikim krenar, para një Neymar të gjunjëzuar.

Ai ka përshkuar këtë fotografi si #MyProfilePic. Ky moment është kapur gjatë ndeshjes së Ligue 1 të luajtur të shtunën e kaluar dhe që është fituar 5-2 nga Paris Saint-Germain dhe ka marrë mijëra “Like” nga përdoruesit e rrjetit social të famshëm.

Pas reagimit të papritur nga populli i Twitter, sulmuesit 25-vjeçar ka sqaruar se ishte vetëm një shaka dhe se nuk kishte asnjë dashakeqësi:

“Është vetëm një fotografi, jo një provokacion nga ana ime. Përkundrazi, është një nder të luash kundër një lojtari të madh si Neymar”, a shpjeguar ai./telesport/