Shqipëria ka vuajtur së fundmi për gola. Një prej arsyeve për këtë është edhe mungesa e golit të sulmuesit shkodran, Bekim Balaj. Një penallti e fituar nga Taulant Xhaka në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit u realizua me vlerën e fitores për kuqezinjtë. Por kjo nuk është e vetmja. Shkodrani është “Bekim” për Kombëtaren.
Me përjashtim të vetëm një ndeshjeje miqësore, kur Shqipëria është mundur nga Bosnjë-Hercegovina, çdo herë tjetër ka qenë i artë. Në këtë përballje, kuqezinjtë janë mundur me rezultatin 2-1. Në takimet e tjera, shkodrani është treguar rezultativ si në miqësore ashtu edhe në takime zyrtare.
Nuk mund të harrohet triumfi i Shqipërisë në Portugali, i cili i hapi udhë kualifikimit të artë drejt Europianit. Goli në Aveiro ishte “Bekimi” për Shqipërinë në rrugëtimin drejt suksesit.
Një tjetër gol me vlerë fitoreje ishte edhe ai ndaj Maqedonisë, në takimin e luajtur “dy ditë”. Krosimi i artë dhe goli me kokë në qytetin e tij të lindjes, i dhanë Shqipërisë nën drejtimin e De Biazit fitoren përballë Maqedonisë.
Në Lihtenshtejn ishte gjithashtu një gol me vlerë fitoreje nga Balaj, ashtu si në miqësoren ndaj Uellsit të Garet Bejl. Në katër nga pesë golat që ai ka realizuar i dha dhënë fitoren Shqipërisë.