Kukësi luan nesër në Azerbajxhan ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Champions League. Karabaku i Ansi Agollit është një kundërshtar mjaft i fortë, por barazimi pa gola në ndeshjen e parë i jep shanse Kukësit për të shkuar më tej. Do të mjaftonte edhe një barazim me gola.
Trajneri Armando Cungu pritet që edhe në këtë ndeshje të aplikojë të njëjtën skemë, me të cilën ia doli në Shkodër.
Ai do të luajë me 5 mbrojtës, tre në qendër, konkretisht Shameti, Alla dhe Qaqi, si dhe dy në krahë, Maliqi dhe Rrumbullaku. Në mesfushë do të jenë Dzaria, Musolli në qendër dhe Çyrbja e braziliani Melo në krahë.
Dilema e vetme e trajnerit të Kukësit ka të bëjë me sulmuesin e vetëm, nëse do të jetë sërish Sebino Plaku, apo afrimi i fundit Rexhinaldo.
Më shumë shanse ka i pari për momentin. Kukësi synon të mbrohet fort dhe ta godasë kundërshtarin me anë të kundërsulmit. / Vipsport/