Viti 2024 është drejt fundit dhe për sajtet e statistikave është momenti për analiza dhe vlerësime. “Transfermarkt” ka bërë renditjen për lojtarët më të shtrenjtë të Serisë A dhe duhet theksuar fakti që mes 10 të parëve, gjysma mbajnë veshur fanellën e Interit. Madje, lojtari më i vlefshëm në Serinë A është Lautaro Martinez, kartoni i të cilit kushton 100 milionë euro.

Për ta nisur nga fundi, në vendin e 10-të është Ademola Lukman i Atalantës që po bën një sezon të shkëlqyer dhe kushton 55 milionë euro. Ndërkohë që në më pas renditen tre të tjerë: Dimarko me 60 milionë, Bremer dhe Dushan Vlahoviç. Edhe dy lojtarët e Juves kushtojnë aq sa mbrojtësi i Interit. Lajmi këtu është parakalimi që i ka bërë Teo Hernandezit.

Dy rivalët kanë qenë gjithmonë në garë me njëri-tjetrin dhe duket se më në fund ai i Interit po paraqitet më mirë dhe ka më shumë vazhdimësi. Renditja vazhdon me dy interistë të tjerë dhe një milanist.

Alesandro Bastoni dhe Markus Turam kushtojnë 75 milionë euro, aq sa Rafael Leao. Interesant është fakti që francezi i Interit u transferua me kosto zero dhe tani mund të mbushë arkat e zikaltërve. Në vendin e tretë të klasifikimit është Nikolo Barela, kartoni i të cilit është 80 milionë euro. Në vendin e dytë ka vend për Kviça Kvaratshkelia, që kushton 85 milionë. Në krye është Lautaro Martinez me 100 milionë euro.