Kukësi dhe Tirana do të përballen ditën e nesërme për javën e 28-të të Superligës shqiptare.

Në prag të sfidës së nesërme, në prononcimin për mediat, tekniku i verilindoreve, Mirel Josa foli për gjendjen e ekipit të tij, dhe komentoi dhe fjalët e trajnerit të Tiranës Orges Shehi i cili u shpreh se Tirana vjen e avantazhaur pasi i peshon fanella.

Sfida me Tiranën: “Nuk e shoh si sfidë me Tiranën, e shoh si ndeshje e radhës që ka Kukësi, qoftë Tirana apo dikush tjetër. Shohim nivele që nuk kanë shumë ndryshim. Ndryshimi ka ardhur nga gabimi i skuadrave ose nga aftësitë e skuadrave për të bërë mirë”.

Mungesat: “Nuk jemi pa mungesa në këtë ndeshje. Do të jenë dy mungesa kryesore. Një është e Kurdiçit i cili ka problem me kartonët dhe tjetra është e Tsinxaxes, i cili ishte i pafate me incidentin që pësoj dhe do të mungojë vetëm 10 ditë, por kemi lojtarë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë, sepse mua më intereson e përgjithshmja. Dëmtimet janë gjëra normale në një skuadër dhe kemi punuar shumë për këtë ndeshje”.

Tirana e avantazhuar? : “Nuk besoj se ka fanella në futboll, por duhet të jesh në gjendje t’i interpretosh ndeshjet siç duhet. Kemi pasur ndeshje të lehta dhe kemi humbur pikë. Për mendimin tim çdo ndeshje varet nga gjendja aktuale e skuadrave”.

Motivimi: “Skuadra ka qenë gjatë gjithë periudhës e motivuar, por nuk do të thotë që morëm një fitore me Kastriotin kë Krujë dhe çdo gjë u rregullua. Problem ka qenë mungesa e stabilitetit dhe halucinacionet në rezultat dhe pikë të siguruara. Mendoj që ndeshja e nesërme do të më japë mua një përqindje të lartë garancie për vazhdimësi”.

Barazimi: “Nuk futëm në fushë asnjëherë për barazim, po erdhi barazimi për dy skuadrat do të jetë një rezultat jo I mirë, kështu që janë tre pikët që luhen Brenda dhe një pikë që është Brenda lojës. Ndonjëherë më mirë një pikë se pa asgjë”, e mbylli fjalën e tij trajneri Josa.