Beselidhja ne basketboll per meshkuj e ka nisur edhe fazen e dyte te kampionatit me fitore. Ajo ka triumfuar ndaj Apolonise ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”, por duhet thene se ka qene nje vitore “e vuajtur” sepse ka qene me vetem 4 pike diference, 87-83.
Fieraket e kane nisur me mire kete perballje dhe si rrjedhoje kane arritur ta fitojne perioden e pare me shifrat 21-17, por lezhjanet reagojne ne te dyten duke e fituar 27-22 dhe ne kete menyre, ne pushimin e ndeshjes do te ishte Beselidhja qe do te shkonte me vetem 1 pike avantazh.
Kjo tregon se takimi do te kishte shume rivalitet dhe nje gje e tille konfirmohet me se miri edhe nga rezultati i barabarte i arritur ne perioden e trete, 22-22, çka e linte te hapur gjithçka deri ne sekonden e fundit te tij. Megjithate pervoja e basketbollisteve te Beselidhjes doli ne pah edhe kete here.
Ato e kane komanduar lojen dhe si rrjedhoje e kane fituar perioden e fundit 21-18 dhe ne kete menyre te gjithe ndeshjen me rezultatin 87-83. Kjo eshte fitorja e gjashte ne po kaq ndeshje te luajtur per ekipin kampion ne fuqi te vendit qe vazhdon te kryesoje i vetem renditjen edhe pas kesaj jave./www.shkodrasport.com/