Ish-sulmuesi i Milanit, Xhuzepe Inkoçati ka deklaruar për “Tuttomercato” se kuqezinjtë fillimisht duhet të gjejnë balancën për sa i përket stafit drejtues, nisur nga problemet e shumta këtë sezon.
Sipas 56 vjeçarit, Milani duhet të riniset nga Teo Hernandez, Romanjoli, Donaruma dhe Benaser. Ai gjithashtu foli dhe për Ibrahimoviçin, duke theksuar se Milik nuk mundet ta zëvendësojë dot suedezin.
“Fillimisht duhet të gjendet balanca në stafin drejtues. Do të rinisesha me Hernandezin, Romanjolin, Donaruman dhe Benaserin.
Milik nuk mendoj se është i duhuri për të zëvendësuar Ibrën, as për sa i përket cilësisë, as për sa i përket personalitetit. Uroj që Milani dhe tifozët të rikthehen në lavdinë e mëparshme, sepse nuk mund ta shikosh dot Milanin kaq poshtë në klasifikim,” tha Inkoçati.