Vllaznia e nisi me këmbën e mbarë këtë edicion të ri futbollistik. Shkodranët mposhtën në “Loro Boriëi” Kukësin me shifrat 3-1.

Por tashmë klubi ka menduar të surprizojë të gjithë mbështetësit e saj, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se tashmë të gjithë tifozët mund të zgjedhin wallpaperin e preferuar për telefonin e tyre, për të mbajtur Vllazninë afër në çdo moment në jetës së tyre.

“Vllaznia dhe ngjyrat kuqeblu tani edhe më pranë jush. Duke klikuar në linkun e mëposhtëm, mund të zgjidhni ëallpaper-in e preferuar për celularin tuaj. Me Vllazninë jo vetëm ditën e ndeshjes, por në çdo moment të jetës…”, ka shkruar klubi.

Një nisëm që në fakt është mirëpritur nga ana e tifozëve kuqeblu të cilët kanë postuar në rrjetet sociale pikërisht foto nga wallpaper-i i celularëve të tyre me fotot dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me Vllazninë dhe ngjyrat kuqeblu.