Ka përfunduar sfida në Laç midis ekipit të Laçit dhe Kukësit me fitoren e kurbinasve 1-0. Vendasit luajnë mirë në pjesën e parë, duke I bërë presion Kukësit, por nuk arrinë të gjejnë golin. Kurbinasit në pjesën e parë kanë pretenduar dhe dy penallti, por gjyqtari Hamiti nuk ka qenë I të njëjtit mendim.

Pjesa e dytë nis më mirë për Kukësin. Të cilët dalin në lojën e tyre, porn ë momentin më të mirë të tyre, kurbinasit kalojnë në avantazh në minutën e 62. Olsi Teqja prek topin me dorë në zonë dhe gjyqtari Hamiti jep penallti për ekipin e Laçit. Nuabueze me qetësi të plotë shënon dhe kalon në avantazh ekipin e tij.

Kukësi bën presion, në minutat e mbetura, por Daku dhe Gavazaj nuk janë të saktë para portës së Laçit.

Laçi – Kukësi 1-0

63′ Nuabueze (p)

KV: Lushkja, Domgjoni / Kotobelli, Maliqim, Xhika

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nuabueze.

Trajner: Armando Cungu

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Et’hemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku.

Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Çokaj, Erind Burgu, Renato Malaj; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Klajdi Kola