FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Media e shkruar: U vërtetuan edhe një herë parashikimet tona
Media e shkruar: U vërtetuan edhe një herë parashikimet tona
Edhe një herë tjetër, media e shkruar, e në mënyrë të veçantë ajo në Shkodër, rezultoi se është tepër profesioniste, koherente,transparente dhe e ka ndikuar apo influencuar për gjithçka ndodhë në sportin e këtij qyteti dhe në mënyrë të veçantë me futbollin. Shumë kush, në opinion, e paragjykoi, sikur mund të ketë edhe tani individë të veçantë, parashikimet e medias së shkruar në këtë qytet, për një arsye apo tjetër, e sidomos pas dorëheqjes së ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj. Madje në këto paragjykime “banale” u përfshinë edhe zyrtarët e bashkisë së Shkodrës, që momente të caktuara, thatheshemet filluan t’i quanin të besueshme dhe të vërteta. Gjithsesi kjo ishte një e drejtë e tyre apo edhe e një pjese të opinionit të besonin se çfarë të donin. Megjithatë, duke qëndruar tek rasti konkret, ishte kjo media, që foli haptazi në shtyp, në fund të muajit gusht, se rrogat e futbollistëve të Vllaznisë do të tatoheshin nga drejtuesit e rinj (Bashkia e Shkodrës) me 33 për qind të shumës financiare, që do të thotë ndryshe, se lojtarët do të merrnin më pak lekë seç është shkruar në kontratë. Por zbulim i tillë, u hodh poshtë menjëherë nga zyrtarët e Bashkisë, të cilët dolën me një deklaratë, në atë kohë, në media, duke thënë se ai 33% do t’u kompensohej lojtarëve me mënyra të tjera. Ky premtim i bashkisë, edhe pse kishte pak nuance optimizmi, për futbollistët e Vllaznisë u kthye i besueshëm, por në fakt, këto ditë, pikërisht tre muaj pas pohimit të medias së shkruar, ndodhë ajo që ishte thënë: futbollistëve të Vllaznisë u është ndalur apo janë tatuar me 33 % të rrogës, duke i marrë kështu rrogat mangut. Vetëm tani, edhe vetë lojtarët kanë besuar se ajo çfarë parashikoi media e shkruar rezultoi e vërtetë. Edhe ata pak pesimistë apo një pjesë e opinionit tashmë do të jenë bindur në mendjet e tyre se kjo medie e shkruar në Shkodër, është tepër reale dhe profesioniste dhe e pa komplikuar nga asgjë. Natyrisht, që të vjen keq, këto probleme kanë dalë të Vllaznia, por urojmë që ato të shuhen sa më shpejt dhe brenda radhëve të Vllaznisë, të kthehet normalitet. Një fjalë popullora thotë:”Nuk mbulohet dielli me shoshë”! Ndërsa Bashkia e Shkodrës, apo edhe njerëzit, që e rrethojnë dhe e fryjnë këtë ambjent, duhet ta kenë kuptuar apo ta kuptojnë se e keqja e Vllaznisë nuk janë gazetarët. Edhe të tjerë duhet ta kuptojnë se e keqja e kuqebluve nuk është media e shkruar.