Performancat e zhvilluara nga Milot Rashica këtë sezon me fanellën e Ëerder Bremen, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane.
Deri më tani janë përmendur emra si Liverpool, Dortmund. Por, kësaj liste i është shtuar edhe Leipzig.
Mirëpo sipas prestigjozes gjermane “Bild”, kjo nuk është thjeshtë në kuadrin e interesimit, pasi sipas tyre Rashica ka arritur akordin paraprak me klubin gjerman.Këta të fundit janë gati të derdhin plot 20 milionë euro në arkat e Ëerder Bremen, për të siguruar shërbmet e shqiptarit të Kosovës.
Të njëjtën gjë ka pohuar dhe gazetari Ronan Mërfi në një postim në “Tëtter”. Kujtojmë se Lajpcig është një nga rivalët për titull këtë sezon, si dhe është pjesë e Ligës së Kampionëve, teksa ky fakt duket se ka joshur Rashicën, i cili ka zhvilluar një sezon fantastic me Ëerder Bremen.
Pavarësisht se skuadra e tij rrezikon të bjerë nga kategoria, interesimet për Rashicën kanë qënë të shumta, nga klube edhe më prestigjioze.