Shtypi brazilian ishte shumë i ashpër në analizën e paraqitjes së Neymar, duke e akuzuar atë si shumë individualist ndaj Zvicrës dhe përgjegjës për marrjen e shumë fajeve nga mbrojtja rivale.

“Neymar ishte një fatkeqësi e vërtetë, – thotë Arnaldo Ribeiro i “ESPN Brasil”.

– Ai bëri një ndeshje të pranueshme dhe e ka merituar të zëvendësohet.

Brazili ka një ekip të mirë, por i duhen cilësi kolektive që të mos ketë telashe.

Neymar ishte i vendosur për ta fituar vetë ndeshjen dhe kështu prishi ekuilibrat si grup.

Ai mund të justifikohet me operacionin e fundit, por nuk prodhoi asgjë të mirë për ekipin.

Do të ishte më mirë për të aktivizuar Douglas Costa, për të cilin ende nuk e di pse nuk luajti”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Zé Elias, ish-futbollist dhe komentator i të njëjtit zinxhir televiziv:

“Neymar ishte egoist në fushë dhe ka marrë kaq shumë faulle, por këto nuk vlejnë.

Problemi është se Neymar ka harruar për të luajtur si një ekip dhe e mbajti në mënyrë të tepruar topin”.

“Abuzoi shumë me shfaqjet individuale dhe ishte larg nga niveli që tregoi në dy ndeshjet e fundit.

Ai u shfaq vetëm në fund të lojës me një goditje me kokë”, – nënvizon “Globoesporte”, e cila e ka vlerësuar yllin e PSG-së me notën 5.5.

Osvaldo Pascoal, nga “Fox Sport Brasil”, ishte gjithashtu i ashpër me performancën e Neymar:

“Duke luajtur në atë mënyrë si ndaj Zvicrës, ai u tregua lojtar i futbollit vulgar.

Është e pakuptueshme që trajneri Tite nuk i dha Douglas Costa një minutë të vetme aktivizim”.

“Neymar është paraqitur në formë më të ulët se sa pritej dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse Brazili nuk ka fituar ndaj Zvicrës, – thotë Thiago Nogeira, gazetari i “O Tempo Brazil”, që e vendos theksin edhe te numri i faulleve të fituar.

Lojtarët e Brazilit, në anën tjetër, e mbrojtën shokun e tyre, në fund të ndeshjes.

Pothuajse të gjithë anëtarët e “Canarinhas” kishin një reagim ishte unanim: “Neymar ka pasur një ndeshje të shkëlqyer dhe do të jetë vendimtar në Kupën e Botës”