Florian Wirtz është padyshim një nga talentet më premtues në futbollin europian. Fantazisti gjerman shkëlqeu me Bayer Leverkusen në sezonin e fundit futbollistik.
Ajo performancë ka bërë që për Wirtz të ketë interesim të fortë nga Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich. Janë pikërisht këta të fundit që tashmë janë në “Pole Position”, për shërbimet e 21-vjeçarit.
Sipas “SkySport”, është pikërisht Wirtz ai që ka zgjedhur ekipin e tij të ri. Do të jetë pikërisht Bayern Munich skuadra ku talenti gjerman do të transferohet verën e ardhshme. Tashmë pritet të nisin dhe bisedimet me bavarezëve dhe “aspirinave”.