Dritë në fund të tunelit për Elseid Hysaj. Pas një periudhe mjaft të nxehtë, duket se e ardhmja e kapitenit të kombëtares shqiptare ka marrë zgjidhje.

Pavarësisht se kërkohej nga skuadra të rëndësishme si Atletico Madrid, Tottenham apo dhe Roma, 25 vjeçari kuqezi ka vendosur të qëndrojë te Napoli.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, që pohon se Hysaj nuk është bindur nga kushtet e ofruara nga 3 skuadrat e interesuara dhe është i gatshëm që të jetë sërish nën urdhërat e trajnerit, Carlo Ancelotti.

Për kartonin e tij, Napoli kërkonte të paktën 25-30 milionë euro, ndërkohë që ofertat drejt Hysaj nuk e kalonin shifrën e 20 milionëve.