Futbolli italian është rritur shumë në vitet e fundit dhe skuadrat kanë investuar duke tentuar të rikthejnë Ligën e Kampionëve në Itali, me Juventusin që i është afruar shumë megjithatë pa arritur ta marrë.
Sakaq, këtë sezon duket se edhe Interi ka bërë një punë të mirë dhe e sheh veten si rivali i vetëm i Juventusit deri në këtë pikë të kampionatit.
Rivaliteti mes dy skuadrave nuk është vetëm në fushë e gjykata por edhe në merkato. Verën e shkuar ishin drejtuesit e Interit ato që vendosën të largonin Mauro Ikardin dhe Juventusi që e kërkonte me çdo kusht.
Megjithatë, ky transferim nuk ndodhi dhe argjentinasi kaloi në formë huazimi te PSG ku edhe duket se është ambientuar shumë mirë deri më tani.
Megjithatë, Juventusi nuk po dorëzohet për shërbimet e tij. Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë janë vënë sërish pas Ikardit dhe shpresojnë që PSG të mos e paguajë kartonin e tij në fund të sezonit, në mënyrë që skuadra nga Torino të ketë mundësi dhe të transferojë argjentinasin.
Gjithsesi, duket një operacion i vështirë për vetë faktin se Ikardi po bind në Paris por njëkohësisht, edhe Interi nuk do të lejonte që rivali direkt të përforcohej me një futbollist me aq vlera. /VipSport/