Zbulimi i kualifikueseve për EURO 2024 të Shqipërisë, Marjo Mitaj, mund ta lërë të ftohtin rus dhe të afrohet më pranë vendlindjes në merkaton janarit.
Portali kroat “24sata”, që i referohet mediave ruse, raporton se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në radarin e gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo Zagreb.
Sipas lajmit të portalit kroat bëhet me dije se trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviç dëshiron që të sjellë në Zagreb mbrojtësin e majtë të Kombëtares shqiptare. Lokomotiva e Moskës e transferoi Marjo Mitaj nga AEK-u i Athinës në verë për 3 milionë euro.
Mbetet për të parë nëse do të realizohet ky transferim në Zagreb, pasi me Dinamon Mitaj do të ketë mundësi që të luaj edhe në Kupat e Europës. Dinamo për momentin vazhdon aventurën në Konferencë Ligë.