Botërori i Rusisë po afron dhe mediat serbe vazhdojnë traditën e tyre në lidhje me futbollistët shqiptarë.
Provokim, provokim dhe sërish provokim. Ky është refreni i vetëm që mediat serbe përdorin vazhdimisht kur bëhet fjalë për të përshkruar shqiptarët.
Shqipëria nuk do të jetë pjesëmarrëse në Botërorin që pritet të zhvillohet në qershor, por sportistët shqiptarë do të jenë prezentë në këtë eveniment.
Kështu, gjatë ditës së sotme “Kurir”, vë në dukje faktin se në grupin e Botërorit, do të përballet ndaj Zvicrës, që ka në përbërje 6 futbollistë me origjinë shqiptarë: Xhaka, Behrami, Shaqiri, Ajeti, Xhemaili dhe Mehmedi.
Në artikullin e botuar nga ana e “Kurir” krijohet iluzioni se kombëtarja serbe do të provokohet nga këta futbollistë. /vipsport/