Eros Grezda bëri një ndeshje të shkëlqyer disa javë më parë në kampionatin skocez të futbollit, ku shënoi dy gola përballë Modheruell, asistoi një herë dhe u shpall njeriu i takimit.

Por në dy ndeshjet e fundit, Xherrard nuk e ka aktivizuar yllin shqiptar dhe kjo është një zgjedhje e gabuar sipas mediave skoceze. Në shumë sondazhe dhe analiza para takimit të Rejnxhërs kundër Hearts në kampionat, shumë e duan Grezdën titullar.

Jo vetëm për faktin se 23-vjeçari bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Modheruell, por dhe për faktin se Kandeias është i dënuar me karton të kuq dhe nuk mund të luajë në krah të sulmit, rol që mund të mbulohet fare mirë nga Eros Grezda./ vipsport/

Ja çfarë shkruajnë mediat skoceze për Grezdën:

Eros Grezda (Sulmues i djathtë)

23-vjeçari ka shënuar një dopietë herën e fundit që e nisi titullar për Rejnxhërsin, në fitoren 7-1 kundër Modheruell. Nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit, por me shumë gjasa do të luajë në vend të Kandeias, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e rëndësishme kundër Vilareal këtë javë.