Si gjithnje, ne kulturen shqiptare, nuk ka se si te mos triumfojne shkodranet. Tradita, kultura, civilizimi i ketij qyteti ka mbjellur ne zemrat e qytetareve nje dashuri te zjarrte per artin, sportin, muziken, shkencen, nacionalizmin, e pse jo edhe per politiken.
Nje figure qe me krenari perfaqeson eliten shkodrane ne kryeqytet eshte edhe i mirenjohuri Medin Zhega, futbollisti qe i dha shume si ekipit te Vllaznise ashtu edhe ekipit kombetar shqiptar, si futbollist ashtu edhe si trajner.
Njeriu qe me shume dashuri i dha ketij qyteti me te miren e tij, rinine.
Po kush eshte Medin Zhega (apo ndryshe siç e kane thirrur shkodranet “Dini”)?
Ka lindur ne Shkoder ne vitin 1946 ne nje familje me tradita. Eshte futur ne ekipin e Vllaznise ne moshe shume te re dhe me talentin e tije ka bere qe te terhiqet nga ekipet e tjera te kohes ne kryeqytet.
Aty ai eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes , ne fakultetin e “Shkencave te natyres” ne degen “Kimi-Merceologji”, me diplomen Inxhinier Kimik.
Ne periudhen maj-gusht te vitit 1981 ka kryer shkollen e trajnereve ne Austri, ne shkollen e trajnereve “Lindabrun” te Vjenes. Ne periudhen 1 tetor-31 dhjetor te vitit 1977 ka kryer kurs 3 mujor futbolli prane “Akademise se Sporteve”.
Ne 11 tetor te ketij viti si futbollist eshte dekoruar nga “Ministria e Arsimit dhe Kultures” me titullin me te larte sportiv “Mjeshter i Merituar i Sportit”. Ne perudhen te 1978 korrik-dhjetor ka kryer kurs 6 mujor futbolli prane “Akademise se Sporteve”.
Ne periudhen 9-22dhjetore te 1986 ka kryer kurs trajneresh me specialistin e UEFA-s Ditmar Kramer. Ne periudhen 1-15 qershor te vitit 1987 ka kryer kurs trajneresh me trajnerin e UEFA-s Buckhord Ziese.
Ne periudhen 01-07 nentor te 1989 ka kryer kurs te UEFA-s ne shkollen e futbollit “Klarefonte” te Frances . Me date 27 maj 1989ka dhene provimet pos universitare ne lendet e Kultures Fizike (Specialist i Gjere).
Ne periudhen 16-22 janar 1996 ka kryer kurs trajneresh ne “Koverciano” te Italise. Ne periudhen 9-14 shtator 2000 ka marre pjese ne “Konferencen e katert Evropiane per trajneret e ekipeve kombetare” ne Gjeneve te Zvicres (4-th UEFA Conference for European National Coaches.
Ne periudhen 8-11 korrik 2001 ka marre pjes ne kursin e futbollit ITK ne Berlin (International Football Coaches ITK)(Bund Deutscher Fussball Lehrer). Ne periudhen 11-15 shkurt 2002 ka marre pjese ne kursin e 12-te Trajneret edukator ne Barcelone (12-th Course for Coach Educations Barcelona 11-15 February 2002).
Si futbollist:
Ka luajtur 18 vjet futboll, nga viti 1961 deri ne vitin 1979.
Ka qene futbollist i ekipit kombetar te Shqiperise.
Ka zhvilluar 87 ndeshje nderkombetare me klubet dhe me ekipin kombetar. Vlen te permenden ndeshjet kunder ekipin kombetar te Gjermanise (dy here), kunder Jogusllavise, Zvicres, Polonise, Irlandes se Veriut, Rumanise etj.
Ështe dy here fitues i anketes se futbollistit me te mire te vendit ne vitet 1967 dhe 1978.
Ka disa flete nderi nga “Ministria e Arsimit dhe Kultures” per kontributet ne lemin e futbollit.
Ne klasifikimin “BRAVO 79”, klasifikim i bere nga gazetaret sportiv Italian dhe nga revistat sportive Evropiane per futbollistin me te mire te Evropes, klasifikohet i 12-ti.
Ështe dekoruar nga parlamenti Shqiptare me medaljen e larte “Naim Frashri” per meritat ne fushen e futbollit (Dekret nr.5259 Date 22.12.1974)
Ka qene:
Kampion me Dinamon e Tiranes 1966-1967
Fitues i kupes se FSHF-se me Dinamon ne vitin 1967
Kampion me ekipin e Vllaznise se Shkodres ne 1971-1972
Fitues i Kupes se Republikes me Vllaznine ne vitin 1972
Kampion me Vllaznine e Shkodres ne 1973-1974
Kampion me Vllaznine e Shkodres ne 1977-1978
Si trajner:
Ne vitet 1980-1981 ka qene trajner i ekipit te Vllaznise se Shkodres ne ligen e pare.
Ne vitin 1981 eshte fitues i kupes se Republikes me kete ekip.
Ne vitet 1982-1991 ka qene punonjes ne drejtorine teknike te Federates Shqiptare te Futbollit (F.SH.F)
Ne vitet 1982-1984 per eliminatoret e kampionatit Evropian ka qene zv.trajner i ekipit kombetare te Shqiperise.
Ne vitet 1984-1986 ka qene trajner e ekipit kombetare te U-21 (Per kampionatin Evropian)
Ne vitet 1986-1988 ka qene trajner i ekipit kombetare te U-21 (Per kampionatin Boteror)
Gjate periudhes se tij ne drejtorine teknike te F.SH.F dhe si trajner ,ka drejtuar seminare kualifikimi ne te gjithe vendin me trajneret e futbollit.
Ka botuar dhe shkruar nje seri artikujsh me karakter shkencor dhe sportiv ne disa revista dhe gazeta te ndryshme.
Ne periudhen 1990-1992 ka punuar se bashku me trajnerin gjerman te futbollit Joahim Kilinger ne F.SH.F per kualifikimin profesional te trajnereve ne Shqiperi dhe njeheresh per ekipin Kombetar.
Gjate viteve 1992-1996 ka qene deputet i parlamentit Shqiptare (Komisioni i kultures dhe sportit)
Gjate viteve 1994-1996 ka nderprere legjistraturen e deputetit dhe ka punuar si trajner i ekipit te te rinjve te Bad-Tolc Club(Gjermani).
Gjate viteve 1996-1997 ka qene trajner me ekipin e futbollit Albanet (Tirane)
Ne vitin 1998-1999 eshte zgjedhur anetar i komitetit ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit dhe pergjegjes per ekipet kombetare.
Ne dhjetor te vitit 1999 emertohet trajner i Ekipit Kombetare te Futbollit te Shqiperise per eliminatoret e kampionatit Boteror 2000-2002
Ndeshjet e ekipit Kombetare te drejtuara nga trajneri Medin Zhega;
Qe ne fillim duhet thene se nen drejtimin e z.Medin Zhega ekipi kombetar i futbollit, duke llogaritur nivelin e meparshem te futbollit shqiptar, ka pasur sipas mediave rezultatet me te mira qe ka arritur Futbolli Shqiptare ne historine e tij.
Ne shkurt te vitit 2000 ekipi kombetare Shqiptare i drejtuar nga z.Medin Zhega fiton kupen “Rothmans” ne Malte .Kjo kupe e fituar eshte e para pas 56 viteve nga ekipi kombetare i Shqiperise, sepse vetem ne vitin 1946 Shqiperia ka Fituar nje kupe(Kupen Ballkanike).
Kupa Rothmans kishte keto rezultate;Shqiperi-Andorra 3:0 ; Shqiperi-Azerbajxhan 1:0 ;Shqiperi-Malte 1:0.
Me tre fitore Shqiperia fiton kupen “Rothmans”.
Ndeshje Miqesore te kombetares te drejtuara nga z.Medin Zhega: Shqiperi-Malte 3:0; Qipro-Shqiperi 0:0 ; Turqi-Shqiperi 0:2 . Ndeshja me Turqine u zhvillua me 25 prill te vitit 2001 nen pranine 40000 mije tifozeve dhe vlen te theksohet se Shqiperia fitoi kunder Turqise e cila zuri vendin e trete ne kampionatin Boteror.
Ndeshjet zyrtare per eliminatoret e kampionatit Boterore . Shqiperia u ndodh ne grupin e”hekurt” siç u quajt nga specialistet ne te cilin benin pjese; Gjermania, Anglia, Finlanda,Greqia dhe Shqiperia. Shqiperia pati keto rezultate ; Shqiperi-Greqi 2:0 ; Greqi-Shqiperi 1:0 ; Gjermani-Shqiperi 2:1 ; Shqiperi-Gjermani 0:2 ; Finlande-Shqiperi 2:1 ; Shqiperi-Angli 1:3 ; Angli-Shqiperi 2:0 ; Shqiperi-Finlande 0:2 .Dy ndeshjet e fundit nuk u drejtuan nga trajneri Medin Zhega.
Ne vitin 2000 Medin Zhega zgjidhet nga TV Shqiptare dhe nga mediat vendase si Trajneri i Vitit.
Pas 26 vjetesh , qe nga viti 1976 Shqiperia rreshtohet e 81-ta midis 200 shteteve ne listen e FIFA-s . Me pare Shqiperia rreshtohej e 136-ta ne kete liste.
Ne janar te vitit 2001 presidenti i Republikes se Shqiperise , per rezultatet e larta te Kombetares se Shqiperise, i akordon Medin Zheges medaljen me te larte me motivacion “Mjeshter i Madh i Punes”.
Nga janari i vitit 2002 deri ne qershor te ketij viti ka punuar si trajner duke drejtuar ekipin e FC Prishtina (Liga e pare) dhe ka zene vendin e dyte me kete ekip, ne kete edicion.
Nga 1 korriku i 2002 ka drejtuar si trajner ekipin FK-Shkendija e Tetoves ne Maqedoni.
Gjatë një qëndrimi në Toronto (Kanada) në vitin 2011, Zhega pëson një aksident i cili e dënon që të mbesë paraplegjik. Edhe pse mjekët bënë gjithçka ishte e mundur për t’ja shpëtuar jetën, Medin Zhega u nda nga jeta më 12 qershor 2012.
Ai do të mbetet në historinë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar si një emrat më të shquar të tij dhe jo vetëm si futbollist por edhe si trajner.
www.shkodrasport.com